I jepet lamtumira e fundit

Loading...

I jepet lamtumira e fundit

Me nderime të larta sot u varros zëvëndësministri i Diasporës, Arian Daci i cili humbi jetën dje nga një ortek i borës në qendën e skijimit në Brezovicë.

Varrimi i tij u bë në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Arian Dacin sot e kanë nderuar krerët më të lartë të shtetit si dhe qytetarët të cilët kanë bërë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës e po ashtu morën pjesë në mbledhjen komemorative të mbajtur në Teatrin Kombëtar.

Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci 40 -vjeçar, humbi jetën të shtunën në qendrën e skijimit në Brezovicë nga një ortek bore. Daci pas vetës la gruan dhe dy fëmijë./21Media

Flash Lajme