Si pasojë e shpërthimit të tubit magjistral, disa zona mbesin pa ujë

Loading...

Si pasojë e shpërthimit të tubit magjistral, disa zona mbesin pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit, në Bregun e Diellit (Mati 1), ka shpërthyer një tub magjistral DN-600mm që transporton ujin nga FPU-Badovc.

Përmes një njoftimi KRU “Prishtina” bën të ditur se pa furnizim me ujë mbesin këto zona të shërbimit:

Pallati i Drejtësisë, Veterniku, Mati 1, Bregu i Diellit (Zona Lindje, Zona Jugu, Perendimi) Aktashi I dhe Aktashi II./21Media

Flash Lajme