Arrestohet i mituri i dyshimtë për vjedhje në Viti

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve të stacionit policor në Viti përmes informatave të marra në rrugëve Operative kanë arritur që t’i zbuloj disa raste të “Vjedhjeve te renda” dhe “vjedhje” qe kanë ndodhur në Viti , njofton kumtesa, transmeton Plus Tv.

Në dy raste “Vjedhje e rënde” është arrestuar një i dyshuar i mitur i cili dyshohet se ka kryer “Vjedhje të rënda” në dy lokacione të ndryshme fshatin Binqe dhe Kabash komuna Viti, po ashtu një “vjedhje” nga një shitore dhe në një shtëpi.

Në një raste tjetër janë arrestuar dy te dyshuar të tjerë të moshës madhore të cilët kanë kryer “vjedhje të rëndë” ne fshatin Sllatine e ulët me ç’rast nga një shitore kanë vjedhur cigare te llojeve te ndryshme. Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia.

Rastet veç e veç janë proceduar në Prokurorinë Themelore.

Policia e Kosovës , stacioni policor i Vitisë , vazhdon me përkushtimin për të krijuar ambient të sigurt për banoret e vet dhe pasurin e tyre, bashkëpunimi me qytetare ndihmon edhe me shumë në preventivë për te krijuar një ambient sa me te sigurt për të gjithë ne.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme