Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje brenda objektit të “Albi Mall” në Veternik të Prishtinës. Një person i ka vjedhur telefonin një gruas.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Albi Mall” Veternik, 05.04.2019 – 19:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti është identifikuar se i ka vjedhur telefonin ankueses femër K/Shqiptare. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Flash Lajme