Kreu i shtetit tha se këtë sfidë e ka pranuar nga ish-presidentja Atifete Kahjaga dhe se po e mbjellë këtë pemë me qëllim që ushtarët dhe ushtaret e Kosovës të kenë sa më shumë hapësirë gjelbërimi.

Ai me mbjellje të pemëve ka sfiduar ministrinë e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, Afrim Zabelin, pilot i FSK-së, Bernard Challandes, trajner i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Petrit Halilaj artist, Ardita Statovci, pianiste dhe Ismajl Syla, shkrimtar.

Kujtojmë që ish-presidentja Atifete Jahjaga për të mbjellë lule ka sfiduar edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, por që ai ende deri tani nuk e ka kryer këtë sfidë. /KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme