Tre persona të lënduar

Tre persona të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë saktësisht në fshatin Lluzhan.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë mbetur të lënduar, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Lluzhan ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përfshirë një furgon dhe një veturë”, tha Borvci për rtv21.tv.

Me rastin po merr njësiti i trafikut rrugor./21Media

Flash Lajme