Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka

Në këtë mbledhje, KQZ mori disa vendime në kuadër të procesit të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet që do të mbahen në këto 4 komuna, njofton KQZ-ja përmes një komunikate për media.

Në vazhdim të mbledhjes, Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi njoftoi anëtarët e KQZ-së lidhur me ecurinë e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. Ai bëri të ditur se është vazhduar me përmbushjen e detyrave dhe obligimeve konfom Planit Operacional të miratuar nga KQZ-ja.

Flash Lajme