Personi i arrestuar konsiderohej me rrezikshmëri të lartë

Personi i arrestuar konsiderohej me rrezikshmëri të lartë

Policia e Kosovës sot rreth orës 15 e 30 ka arrestuar personin e kërkuar që nga tetori, Kastriot Shala në Hajvali të Prishtinës.

Rastin për portalin rtv21.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Mund te konfirmojmë se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale te njësiteve policore, sot rreth orës 15:30 ne Hajvali është arrestuar i dyshuari (K.Sh.) i cili ka qene ne arrati dhe ne kërkim policor. I dyshuari i cili gjendej me një veture te tipit Golf 7, është arritur te ndalohet dhe arrestohet nga njësitet policore. Vlen te potencohet se i dyshuari ka qene ne posedim te një arme me një karikator ne brez si dhe një karikator e kishte brenda ne veture. Se bashku me te dyshuarin kane qene edhe dy persona, një femër dhe një mashkull te cilët po ashtu janë shoqëruar ne stacion policor. Te gjitha njësitet policore janë angazhuar për te ndërmarrë te gjitha veprimet e mëtutjeshme policore.”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës që nga muaji tetor i vitit 2018 është në kërkim të Kastriot Shalës dhe Leutrim Latifit, ky i fundit është arrestuar më 16 prill të këtij viti./21Media

Flash Lajme