Veseli po ashtu ka paralajmëruar edhe ndërtimin e një Muzeu të Gjenocidit

Veseli po ashtu ka paralajmëruar edhe ndërtimin e një Muzeu të Gjenocidit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë plenare ku do të votohet për një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë.

Seanca i ka 7 pika të rendit të ditës ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin, dhe pika tjera që lidhen për gjenocidin që është inicative e kryeparlamentarit Kardi Veseli.

Veseli po ashtu ka paralajmëruar edhe ndërtimin e një Muzeu të Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit si dhe Shpalljen e Ditës së Gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tashmë propozimin e tij se si do të duket ky komision, detyrat, dhe hapat e mëtutjeshëm ua ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës./21Media

Flash Lajme