Afër një mijë rroba dhe artefakte të të zhdukurve ruhen në vend jo adekuat

Afër një mijë rroba dhe artefakte të të zhdukurve ruhen në vend jo adekuat

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu ka vizituar vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Veseli në një prononcim për media tha se nuk duam konflikt, por një të ardhme.

“Nuk duam konflikt, duam të ardhme… mo kerkush s’guxon edhe s’kemi me lanë me na ngucë”, u shpreh Veseli gjersa në duar mbante disa artefakte të viktimave të luftës.

I pari i Kuvendit përmendi masakrën e Poklekut, ku tha se janë diku rreth 56 persona në një varr, duke thënë se është papërgjegjesi dhe do të jetë e pafalshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah iniciativën për Tribunal Ndërkombetar.

Tutje Veseli shtoi se kriminelët do të përgjigjën para Kosovës, por edhe para Tribunalit Ndërkombëtar.

Kushtrim Gara nga komisioni qeveritar për të zhdukurit e njoftoi Veselin se rreth 948 rroba dhe artefakte ruhen ne këtë vend.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë./21Media

Flash Lajme