Qendrat shëndetësore dhe poliklinikat qendrore në vendin tonë tashmë janë transformuar me kushte bashkëkohore duke iu ofruar atyre shërbime më të specializuara mjekësore. Nëpërmjet programit kombëtar të rindërtimit të qendrave shëndetësore brenda këtij viti do të rehabilitohen 100 të tilla prej të cilave 5 nga qarku i Durrësit.

Një vendim i fundit i qeverisë i kalon atributin e lëshimit të raportit mjekësor që paraqitet nga punonjësit pranë punëdhënësit mjekut të familjes. Konkretisht ndryshimi në vendimin “Për përcaktimin e rregullave, të procedurave të llojeve të testeve ekzaminuese mjekësore që do të kryhen në varësi të punës së punëmarrësit si dhe të mënyrës së funksionimit të shërbimit mjekësor në punë”, kanë ndryshuar dy pika.

Flash Lajme