Vera sapo ka nisur, dhe një nga shqetësimet kryesore për të gjithë ne janë rrezet e diellit, të cilat janë tepër të dëmshme për lëkurën. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme kremrash mbrojtës ndaj diellit, por dhe ato sipas studimeve të fundit, rezultojnë jo shume efektive, duke rritur probabilitetin e prekjes nga kanceri i lëkurës.

Gjithashtu, njollat nga dielli në lëkurë, janë të pranishme thuajse tek të gjithë, duke shkaktuar kështu një shqetësim më vete. Më poshtë, ju rendisim disa mënyra tepër të thjeshta, sesi mund t’i trajtoni këto njolla.

Së pari, renditet lëngu i limonit, i cili ka disa efekte çudibërëse, ku ndër to ndihmon për pastrimin e lëkurës. Përbërja acidike e tij do të krijojë një ndjesi djegieje, duke depërtuar deri në thellësi të lëkurës tuaj. Shtrydhni një limon, dhe masazhoni lehtë zonat që dëshironi. Lëreni për disa minuta në lëkurë dhe më pas shpërlajeni mirë e mirë me ujë. Këshillohet ta përsërisni këtë procedurë 3 herë në javë.

Aloe Vera, është një tjetër bimë e cila, gjithashtu mund të përdoret në disa funksione, por e gjejmë shpeshherë dhe si një përbërës thelbësor tek kremra apo ilaçe të ndryshme. Sasia xhelatinoze e saj, së bashku me vitaminën E, do ndihmonte lëkurën tuaj të jetë më e pastër. Vitaminën E mund ta gjeni në çdo farmaci, dhe përbërjen e krijuar duhet ta lini në lëkurë për rreth 20- 30 minuta. Të njëjtin ritual, mund ta bëni çdo ditë.

Uthull molle

Një tjetër mënyrë natyrale për të luftuar shenjat e diellit është uthulla e mollës. Merrni një lugë çaji uthull molle, përziejeni me një lugë limon dhe vendoseni në pjesët problematike. Lëreni gjatë gjithë natës dhe lajeni fytyrën në mëngjes.

Kastravec- Shtrydhni një kastravec dhe shtojini 2-3 lugë gjelle lëng limoni. Vëreni në lëkurë dhe lëreni të thahet. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë. Maskën mund ta bëni 1 ose 2 herë në javë.

Duhet theksuar, se ekspozimi i tepërt në diell, pa aplikuar krem mbrojtës, është faktori kryesor i krijimit të njollave në lëkurë. Prandaj ju këshillojmë, të mos dilni nga shtëpia pa marrë masat mbrojtëse ndaj diellit.


Flash Lajme