Makthi i verës. Të harrosh të hedhës antidjersë kur del nga shtëpia. Nuk je më vetja, nuk përqëndrohesh dot në asnjë bisedë dhe si për dreq, djersin më shumë se zakonisht nga sikleti.

Epo, nëse je gjithë ditën jashtë, me këto temperatura të duhet se s’bën një zgjidhje!

Dezinfektues duarsh, pa aromë do të ishte ideale por edhe llojet e tjera ju hyjnë në punë. Çfarë të bëni? Aplikoni disa pika në secilën sqetull dhe lëreni për pak sekoda deri sa të thahet nga ajri. Pse është gjeniale? Era e trupit shkaktohet nga bakteret. Alkooli, është një prej përbërësve kryesor tek dizinfekstuesit e duarëve, i kështu që ka fuqinë t’i vrasë bakteret.

Për ju që s’e dinit, alkooli ndihmon gjithashtu në avullimin e djersës. Kështu që, në mungesë të antidjersës, të paktën mbani me vete anti bakterialin e duarëve. Kurse pjesa tjetër, ata që e kanë gjithmonë në çantë, të bëjnë kujdes me gabimin numër një që bëhet me antidjersën.


Flash Lajme