Të gjithë ndjejmë dhimbje në trup, por ka disa zona të veçanta, ku dhimbja  nuk duhet injoruar. Dhimbjet duken si gjëra kalimtare, por mund të jenë simptomë e një sëmundjeje serioze.

Dardania.com do t’ju tregojë 10 dhimbje në pjesë të trupit, që nuk duhet t’i injoroni.

1. Dhimbje gjoksi

Gjithmonë duhet të drejtoheni te mjeku kur ndjeni dhimbje në gjoks, pa marrë parasysh nëse është e madhe apo e vogël. Dhimbja e kraharorit është një shenjë e sëmundjes së arteries koronare. Rrjedhja e kufizuar e gjakut në muskuj, shkakton dhimbje.

2. Dhimbje këmbe

Dhimbja e këmbës mund të shkaktojë trombozë të thellë në vena, një gjendje që nuk mund të shërohet. Mpiksja mund të shkojë deri në zemër, duke shkaktuar komplikime.

3. Dhimbje e papritur koke

Një dhimbje e papritur e kokës, nuk duhet të injorohet. Mund të pësoni një goditje në tru, prandaj asnjëherë mos injoroni dhimbjet e papritura të kokës.

4. Dhimbje e mprehtë bark

Dhimbja e mprehtë e barkut është shenjë e apandesitit, një gjendje që kërkon vizitë te mjeku.

5. Dhimbje e legenit

Dhimbja akute e legenit që përkeqësohet gjatë ciklit menstrual duhet menjëherë t’i raportohet gjinekologut. Kjo mund të jetë një shenjë e endometriozës.

6. Dhimbje dhëmbësh

Dhimbja e dhëmbëve nuk duhet injoruar, veçanërisht nëse ju pengon të hani. Nëse ka mbledhur qelb, mund të infektohet kocka e zgavrës së gojës.

7. Dhimbja e ijeve

Dhimbja e ijeve mund të jetë shenjë e artritit, prandaj mos e anashkaloni.

8. Dhimbje e shputës së këmbës

Edhe ky është një lloj artriti dhe shoqërohet me sulme të papritura, ënjtje dhe skuqje.

9. Dhimbje gjuri

Dhimbja në gju mund të jetë gjithashtu një simptomë e artritit. Ajo shkaktohet  kur mbani pesha të rënda ose gjatë aktiviteteve fizike.

10. Dhimbje qafe

Dhimbja e qafës është shenjë e problemeve me shtyllën kurrizore. Vjen si shkak i inflamacionit nervor të palcës kurrizore ./K.C/dritare.net


Flash Lajme