Tani në verë, sidomos në kabinat verore në plazh, mushkonjat nuk na lënë rehat. Jo gjumë që nuk bëjmë, por as në kabinë nuk rrimë dot. Pickimi i mushkonjave mund të jetë i rrezikshëm për ata që i kanë alergji, dhe jo vetëm.

Por ka disa mënyra të thjeshta si ta kuroni pickimin e tyre, dhe Dardania.com i sjell për ju.

Akulli

Sapo pikaset pickimi, aplikoni një kub akulli në pjesën e pickimit, në mënyrë që shenja të zhduket. Shmangni vendosjen direkt në lëkurë, por rrethojeni akullin me një copë fashe.

Lëkura e bananes

Vendoseni pjesën e brendshme të lëkurës së bananes në pjesën e pickimit.

Mjaltë

Edhe mjalti është një zgjidhje shumë e mirë kundër pickimit të mushkonjave. Aplikojeni direkt në lëkurë dhe mbajeni për gjysëm ore.

Sodë

Përzini pak sodë me mjaltë dhe uthull dhe vendoseni në pjesën e pickimit.

Limon

Shtrydhni pak lëng limoni në pjesën e pickimit. Kjo gjë do të pengojë ënjtjen dhe kruarjen, këshillon Dardania.com

Qepa

Edhe qepa është një zgjidhje natyrale kundër pickimit të mushkonjave. Vendosni pak qepë në pjesën e pickimit.

Kripë

Vendosja e disa kokrrizave kripë në pjesën e pickimit, do të shmangë kruarjen./K.C/dritare.net


Flash Lajme