INGREDIENTËT

8 patate
½ filxhan çaji me majonezë
1 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle salcë kosi
6 vezë të ziera mirë
1 qepë të njomë
1 lugë çaji kripë


Piper i kuq

UDHËZIMET

1. Zieni patatet me gjithë lëkurë për 15 minuta. I lini të ftohen, i hiqni lëkurën dhe më pas i prisni në copa të vogla.

2. Po kështu veproni edhe me vezët.

3. I bashkoni të dyja në një enë. Shtoni qepën jeshile të prerë në copa të vogla, kripën, piperin.

4. Tani shtoni salcën e kosit, majonezën dhe mustardën.

5. E trazoni mirë sallatën dhe e fusni në frigorifer. Sapo të jetë ftohur mund ta shijoni. Ju bëftë mirë!


Flash Lajme