Shkencëtarët amerikanë, pas orëve të tëra studimesh kanë arritur në përfundimin se gratë që punojnë gjatë natë kanë më shumë më probabilitet që të preken nga kanceri i vezoreve.

Sipas shkencëtarëve këto gra kanë 49 për qind më të madh probabilitet që të preken nga kanceri i vezoreve.

Në këtë studim kanë marrë pjesë rreth 3 mijë femra. Rezultatet e studimit janë publikuar nga revista “Occupational and Environmental Medicine.

Më prekurat nëse punojnë natën janë gratë që i ka mbushur 50 vjeç.

Shkencëtarët argumentojnë se puna natën ndikon në mos prodhimin e hormonit të estrogjenit dhe dëmtimin e ADN-së tek gratë.

Ndërsa disa studime të tjera të mëparshme kanë treguar se edhe pune me turne është e dëmshme për gratë, sepse rriten mundësitë për t’u prekur nga kanceri i gjirit.


Flash Lajme