Pushimet më shumë se fizike, janë mendore. Të jesh në relaks të plotë, me trurin e qetë është kuptimi i vërtetë i tyre. Disa zgjedhin malin, por studiuesit thonë se qetësia që përjetohet në plazh është e pazëvendësueshme.

Ngjyrat blu sjellin një paqe të vërtetë, shoqëruar me tingujt e dallgëve dhe kombinimin e aromës së detit. Shkenca thotë se truri i njeriut reagon ndaj kësaj natyre duke sjellë lumturi dhe relaks të plotë.

Efektet pozitive të pushimeve në det:

  1. Zvogëlimi i stresit

Përtej natyrës që të fal qetësi, të notosh apo thjeshtë të qëndrosh me këmbët në ujë, përjeton një ndjenjë pozitive.

  1. Plazhi rrit kreativitetin tuaj

Jeni lodhur nga rutina? Shkencëtarët tani besojnë se zgjidhja për këtë është plazhi. Duke qenë në hapësirën blu ju harroni problemet e mëparshme dhe me shumë mundësi do të krijoni ide të reja.  Ashtu si meditimi, plazhi shkakton një ndjenjë qetësie. Kështu ju do të reflektoni dhe do të përqendroheni në synimet tuaja.

  1. Të kalosh kohën në plazh ndryshon perspektivat tuaja

Natyra në përgjithësi ka qenë gjithmonë një faktor për një jetë të shëndetshme e të lumtur, por deti, në veçanti ka kaq shumë anë pozitive për shpirtin. Ndaj nëse nuk jeni në ditët tuaja më të mira, zgjidhja është të kaloni disa ditë në një plazh të qetë. Do t’ju qetësojë, motivojë dhe frymëzojë./L.F-dritare.net


Flash Lajme