Nëse nuk jeni të kujdesshëm, dhoma që duhet të nxisë ëndrrat e ëmbla, mund të kthehet në makth. Dardania.com ka sjellë për ju, disa artikuj të dhomës së gjumit, që janë të rrezikshme për shëndetin.

-Boja/ Ajo mund të duket e mrekullueshme në mur, por mund të shkaktojë probleme të rënda për shëndetin. Disa ngjyra dhe produkte të ngjashme lëshojnë komponime organike të paqëndrueshme (VOC) që mund të ndikojnë te shëndeti juaj. Sipas një studimi, ata që u ekspozuan  shumë ndaj këtyre bojërave, vuajnë pasojat e astmës, ekzemës dhe alergjive. Bojëra të ndryshme shkaktojnë edhe kancer. Prandaj Dardania.com ju këshillon që ta lyeni dhomën e gjumit në kushte të ventiluara mirë, e lini ca kohë të thahet dhe e ajrosni gjithmonë.

-Dyshekët/ Një dyshek i mbushur me kimikate toksike, është shumë, ama shumë i rrezikshëm.  Shkuma e poliuretanit, një përbërës i zakonshëm i dyshekut, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme në organizëm. Madje këta dyshekë përfshijnë edhe  kimikatet e retardantit të zjarrit dhe PVC-së, të cilat shkaktojnë kancer. Sigurohuni që kur t’i blini dyshekët mos t’i kenë këto kimikate.

-Jastëkët/ Sipas një studimi, nëse një jastëk është i bërë nga sfungjeri, kjo është shumë problematike, pasi ka kimikate gazi. Mirë do të ishte që të flinit në një jastëk që është rezistent ndaj pluhurit, është lateks ose me material prej leshi.

-Artikujt në tualet/ Ju nuk mund të mendoni dy herë për parfumet, pudrat, kremrat edhe produktet e tjera kozmetike që i mbani në banjë, ato janë të mira për ju, por jo për fëmijët. Produktet e kujdesit personal, përmbajnë kimikate, alkool të cilat do t’ju dëmtojnë shëndetin e fëmijëve, nëse i ekspozoni ndaj tyre. Mbajini këto produkte larg fëmijëve, këshillon Dardania.com

-Komo, raft librash, dhe mobileje të tjera të drurit, ose prej kompensate kanë kimikate të dëmshme, të cilat mund të shkaktojnë edhe kancer.

-Këta topa të vegjël, të cilët i përdorim për të mbajtur larg molën, janë gjithashtu të rrezikshëm.  Ata përmbajnë naftalinë ose paradiklorobenzene, dhe përfundimisht kthehen në topa toksike, që të shkatërrojnë shëndetin. Përpara se t’i përdorni, lexoni udhëzimet dhe përbërjen e tyre, nëse s’doni të prekeni nga ndonjë sëmundje e rrezikshme, sugjeron Dardania.com

– Mobiliet me susta, ashtu si ato me sfungjerë, përmbajnë retardant organohalogen zjarri, (OFRs). Këto kimikate, të cilat Komisioni për Sigurinë e Produkteve të Konsumatorit ka rekomanduar që konsumatorët t’i shmangin, sjellin pasoja të rrezikshme për shëndetin. Problemi është se këto kimikate mund të dalin nga mobiliet, dhe te preken, thithen ose gëlltiten. Bëni mirë të qëndroni larg mobilieve që janë ndërtuar në bazë të këtyre kimikateve!

-Tapetet gjithashtu janë të dëmshme. Sipas një studimi, këta lloj tapetesh shkaktojnë dobësim në frymëmarrje, acarim, astmë, dhimbje koke, lodhje etj. Ende nuk dihet pse kush i shkakton këto, por ka disa kimikate që i bëjnë këto tapete të rrezikshme. Mirë do të ishte të zgjidhni tapete me fibra natyrale, prej leshi, dhe që kanë ngjitës të ulët VOC.

-Këta aromatizues nuk janë aq të mirë sa na duken. Ata mund t’ju shkaktojnë çrregullime hormonale, probleme me lindjen dhe çështjet riprodhuese. Kërkoni produkte që janë të përgatitua nga vajra 100 për qind bimorë.

-Kur qiriu aromatik digjet, ai lëshon kimikatin COC dhe të tjera. Mirë do të ishte të mos ekspozoheshit ndaj këtyre kimikateve. Rrini në zona që kanë ajër të pastër.

-Dihet botërisht që produktet  e pastrimit janë të rrezikshme për shkak të kimikateve që ato përmbajnë. Prandaj Dardania.com ju këshillon të bëni kujdes në përdorimin e tyre./Përshtat: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme