Kurrë s’është vonë për të mësuar gjëra të reja! Ndonëse “të thjeshta” në dukje, është shumë e rëndësishme të informohemi rreth gjithçkaje që konsumojmë dhe mirëmbajtjes së tyre. Përshembull, jemi të sigurtë se në frigoriferin tuaj tani, ka plot ushqime që s’e kanë vendin aty! Madje, po i prishni nëse i lini edhe më.

Cilat janë këto ushqime?!

Qepët: Zënë myk dhe squllen

Salca pikante: Shumica prej tyre mund të ruhen në dollap deri në 3 vjet

Borziloku: Fishket dhe absorbon aromat e mjedisit përreth

Patatet: Bëheni si me rërë, gjë që ndikon në shijen e tyre

Alkooli: Duhet ruajtur në temperaturën e dhomës

Buka: Ndonëse na është thënë që një bukë e vendosur në frigorifer, mund të qëndrojë për ditë të tëra dhe të konsumohet pa problem më pas, e vërteta është ndryshe. Thahet!

Mjalti: Në frigorifer mjalti kristalizohet dhe bëhet më i trashë shumë më shpejt

Domatet: Humbasin shijen dhe cilësinë

Hudhra: Ju dalin filiza dhe myken


Flash Lajme