Shëndoshja lidhet me ndryshimet në strukturën e trurit, tregojnë rezultatet e një studimi të ri.

Në fakt, nivelet më të larta të yndyrës së trupit janë të lidhura me zvogëlimin e vëllimit të lëndës gri dhe rritjen e probabilitetit të ndryshimeve në lëndën e bardhë.

Ky korrelacion midis obezitetit dhe ndryshimeve të trurit ishte më i theksuar në meshkuj sesa në femra, duke treguar se gjinia është një modifikues i rëndësishëm i marrëdhënies midis përqindjes së yndyrës dhe madhësisë së strukturave të caktuara të trurit.

Rezultatet e këtij studimi janë një tjetër provë se obeziteti është i lidhur me ndryshimet në strukturën e trurit.

Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu lidhjen midis obezitetit dhe rritjes së rrezikut për rënien njohëse të përshpejtuar dhe sëmundjeve të trurit siç është demenca./E.D/dritare.net


Flash Lajme