Është e vërtetë, që shumë ushqime dëmtojnë organizmin, madje disa prej tyre janë edhe shkaku se përse shfaqet kanceri. Ju duhet të bëni shumë kujdes me ushqimet që konsumoni, pasi mund t’ju shkaktojnë edhe kancerin.

Dritare.net sjell për ju 5 ushqimet që shkaktojnë kancerin.

  • Mishrat e përpunuara. Mishi i tymosur, proshuta, sallami konsiderohen si kancerogjene, kështu që ju s’duhet t’i hani shumë.

  • Ushqimet shumë të kripura. Konsumimi i lartë i peshkut të kripur, turshive, ose ushqime të tjera të pasura me shumë kripë, janë të lidhura me kancerin e stomakut. Ju hani turshi, por me masë të vogël dhe me pak kripë, informon Dardania.com

  • Alkooli. Ai mund të rrisë rrezikun e kancerit të gojës, të kolorektës dhe të gjirit. Kufizoni pirjen e tij në jo më shumë se një gotë në ditë.

  • Mishi i pjekur në qymyr. Pjekja e mishit në qymyr me temperatura të larta është e lidhur ngushtë me shfaqjen e qelizave kancerogjene në organizëm, informon Dardania.com

  • Pijet e nxehta. Pirja e kafesë, çajit ose supës shumë të nxehtë është e lidhur me një rrezik më të madh të kancerit të ezofagut. Prisni që të ftohet!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Flash Lajme