Gjatë natës trupi djeg 300 deri në 400 kalori! Kjo është e barabartë me sasinë e energjisë që harxhoni në një orë stërvitje. Ekspertët pretendojnë se gjumi cilësor mund të kontribuojë në humbjen e peshës, ashtu si ushtrimet fizike.

Por nëse doni që kjo të funksionojë, duhet t’i përmbaheni 7 zakoneve që mund të rrisin metabolizmin tuaj në gjumë.

1- Mbajeni temperaturën e dhomës së gjumit në 18 gradë celsius. Ajri i ftohtë çaktivizon qelizat yndyrore beige, të cilat janë përgjegjëse për termorregullimin. Kur flini në një dhomë të ftohtë ose lakuriq, trupi juaj fillon të djegë më shumë energji për të ruajtur nxehtësinë, informon Dardania.com

2- Lëngu i rrushit ndihmon në humbjen  e peshës, pasi përmban një substancë të quajtur resveratrol.  Pini një gotë lëng rrushi para se të flini, dhe do të keni më pak yndyrë të keqe në trup.

3-Shkoni në shtrat dhe zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë.

4-Mos mbani pajisje me dritë në dorë kur shkoni të flini, pasi nuk do të flini siç duhet. Është vërtetuar se drita blu nga telefonat tanë vonon prodhimin e melatoninës, që do të thotë më pak gjumë, më shumë peshë.

5- Para se të flini hani ushqime që janë të pasura me proteina, si kos grek, djathë me pak yndyrë, gjeldeti pa dhjamë ose gjalpë kikiriku. Ato do të rrisin normën metabolike dhe do të ndihmojnë muskujt të rriten, shkruan Dardania.com

6- Bëni trajnime rezistence! Ushtrimi fizik është mënyra më e mirë për të larguar stresin dhe për të rritur metabolizmin tuaj përpara se të shkoni në shtrat. Kardio dhe ushtrimet aerobike janë efikase, megjithatë trajnimi i rezistencës është ai që ju ndihmon të digjni yndyrën. Noti ose ngritja e peshës mund të jetë zgjidhja më e mirë e darkës.

7- Pini çaje bimore, përmirësojnë shëndetin dhe ju ndihmojnë të humbini shpejt peshë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme