Ju nuk e dini dhe mendoni që ushqimet që hani çdo ditë nuk mund të shkaktojnë kancer, megjithatë ekziston një lidhje mes ushqimit dhe kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Ndërsa kanceri është bërë plagë e shoqërisë moderne, shumë kërkues po përpiqen ta parandalojnë atë. Dardania.com dëshiron t’ju informojë për ushqimet që janë shkaktarë të kancerit. Kështu, nëse doni të jeni të shëndetshëm, lexoni më poshtë se cilat janë këto ushqime!
1. Domate të konservuara

canned-tomatoes

Nëse domatet e freskëta janë luftuese të infeksioneve, domatet e konservuara janë kancerogjene. Kjo sepse kanoçet përmbajnë Bisfenol  A, që është substancë kancerogjene. Gjithashtu, është domate e mbushur me pesticide.

2. Pijet e gazuara

Sodas

Pijet e gazuara nuk kanë asnjë lëndë ushqyese, por kanë fosfat, sheqer të bardhë dhe kimikate. Ata shtojnë peshën dhe shkaktojnë kancer. Ka shumë ëmbëlsues artificialë dhe më i rrezikshmi është sakarina.  Pijet me gaz që janë në kanoçe janë të rrezikshme po ashtu, sepse përmbajnë alumin.

3. Peshqit e rritur nga njerëzit

Farmed Fish cancer causing

Të hash peshk ke përfitime të mëdha shëndetësore, sepse peshku përmban omega-3, por kjo është për peshqit që vijnë nga ujërat e thella të deteve. Peshqit e rritur nga njerëzit, zakonisht ushqehen me dietë jonatyrale. Ata gjithashtu ushqehen me antibiotikë, substanca, pesticide dhe kimikate.  Kjo është arsyeja pse peshqit e rritur nga njerëzit janë kancerogjene.

4. Mishi i përpunuar

Processed meat

Mishrat e përpunuara përfshijnë proshutë, salsiçe, hot-dog etj. Këto mishra janë modifikuar për t’u ndryshuar shijen apo për t’u rritur jetëgjatësinë, dhe për ta bërë këtë shtojnë kripë, i tymosin etj. Sipas studimeve, nëse hani 50 g mish të përpunuar, rrisni me 18% kancerin e zorrës së trashë.

5. Kokoshkat e bëra në mikrovalë

popcorn

Kokoshkat janë të shëndetshme, por kur i bëni në mikrovalë duhet të jeni të vetëdijshëm për ndikimet negative që kanë në shëndet. Qesja brenda është e veshur me një shtresë jo ngjitëse, dhe përbëhet nga acidi perfluoro-oktanik (PFOA), që është kanceroze, informon Dardania.com

6. Vajrat e hidrogjenizuara

Hydrogenated oils

Gjatë procesit të hidrogjenizimit, vaji merr shumë hidrogjen. Në këtë mënyrë yndyrat e pangopura bëhen të ngopura. Ky transformim prodhon një yndyrë gjysmë të fortë, zgjat jetëgjatësinë e vajit, por dëmtojnë shëndetin e njeriut. Këtu përfshihen vajrat bimorë, margarina etj.

7. Patatina

Potato chips

Një nga ushqimet më të popullarizuara janë patatinat. Janë të lira, të shijshme, por të dëmshme. Ata përmbajnë aromatizues dhe ngjyrues artificialë, dhe kanë kripë në nivele të larta. Gjithashtu, janë të pasura me kalori dhe yndyra. Duke qenë se patatinat përgatiten në temperatura shumë të larta, në to krijohen akrilamide kimike që shkaktojnë kancer.

8. Alkooli

Alcohol

Ju mund të habiteni nga kjo, por alkooli rrit rrezikun e kancerit në organizëm. Sipas Shoqatës Kanadeze të Kancerit, rreziku shtohet edhe më shumë kur e kombinoni me duhanin.

9. Miell i bardhë i rafinuar

Refined white flour

Të gjithë e dini se mielli i bardhë nuk është i shëndetshëm, sepse inkurajon shtimin e peshës. Por mielli i rafinuar ul përmbajtjen e fibrave dhe çon në probleme tretjen. Trajtimet kimike të miellit çojnë në formimin e aloksanit në miell. Sheqeri i lartë në gjak është një nxitës i qelizave kancerogjene.

10. Ushqimet e kripura

Pickled cucumbers

Ushqimet me shumë kripë janë shumë të larta në nitrat dhe nitrati konvertohet në kancer, duke dëmtuar qelizat e ADN-së.

11. Produktet OMGJ

GMO Products

Produktet e modifikuara gjenetikisht janë të dëmshme për shëndetin, pasi janë të rritura me pesticide. Pesticidet ndikojnë në zhvillimin e qelizave kancerogjene.

12. Fruta-perimet e papastra

Fruits and vegetables

Frutat dhe perimet e papastra janë më të mbushura me pesticide që çojnë dhe në kancer./K.C/dritare.net