Yndyrë në trup, do të thotë edhe më shumë kile. Trupi i shëndoshë, sidomos tani në verë, nuk është ideal. Format e tonifikuara, barku i sheshtë janë ato që na nevojiten, për t’u dukur sa më seksi në plazh.

Për fat të mirë, ekzistojnë disa ushtrime që do të na ndihmojnë të tresim dhjamin e tepërt që kemi në trup, dhe Dardania.com i ka sjellë për ju.

1- Ushtrimi në formë V-je do t’ju ndihmojë të forconi muskujt dhe do t’ju shkrihet yndyra e akumuluar në trup. Shtrihuni me shpinë. Ngrini këmbët deri në gjysmë, dhe drejtoni duart. Sigurohuni që t’i keni në një drejtim me këmbët. Kthehuni sërish në pozicionin fillestar, por mos lejoni që supet dhe këmbët tuaja të prekin në dysheme.

2-  Shkelmi i gomarit, është ushtrimi i radhës, që do t’ju ndihmojë të shkrini yndyrën dhe të dobësoheni. Kthehuni me bark nga dyshemeja, rrini në formë ure, njërën këmbë ngrijeni sikur do të shkelmonit dikë mbrapa. Kthehuni sërish në pozicionin fillestar, por pa prekur gjurin në dysheme.

3- Bëni urën, pasi trupi juaj do të djersijë dhe ju do të jeni më të fortë.

4-  Shtrijeni trupin përmbys. Mblidhini bërrylat e krahëve, në mënyrë që të jenë nën  shpatullat tuaja. Mos e përkulni shpinën, këshillon Dardania.com. Qëndroni në këtë pozicion sa më shumë që të jetë e mundur.

5- Shtrihuni në dysheme, qëndroni vetëm në një anë, dhe bëjini ngritje-ulje këmbës suaj. Bëni 12-15 ushtrime.

6- Qëndroni në dysheme vetëm me shpatulla. Shtrihuni drejt në dysheme. Më pas ngrijeni trupi, por duke pasur shpatullat në dysheme. Ky ushtrim ndihmon në përmirësimin e ekuilibrit, forcon muskujt dhe të pasmet./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme