Ditët e fundit, Shqipëria ka qenë pushtuar nga temperaturat ekstreme. Duke para situatën, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla, në mënyrë që të shmangim efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta.

“☀️ Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të ?tempreaturave të larta këshillohet:

? Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga  ora ‪11:00‬ deri në ‪17:00‬).
? Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët ❄️ dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.
? Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. ?
? Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. ?
? Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. ?
? Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. ?
? Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje. ?
? Për personat që përdorin ?medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
? Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir. ?”, këshillon ISHP-ja./K.C/dritare.net 


Flash Lajme