Në spitalet publike të vendit tonë gjatë periudhës janar-qershor 2019 kanë lindur 11.486 bebe. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, bën të ditur se 4.788 lindje janë kryer në spitalet universitare, 5.489 lindje janë kryer në spitalet rajonale dhe 1.209 lindje janë kryer në spitalet bashkiake.

Sipas FSDKSH, nga 1 janari më shumë se 15 mijë familje kanë përfituar shpërblimin financiar për të porsalindurit nga Programi i Bonusit të Bebes. Bonusi i bebes nga 40,000 lekë, 80,000 lekë, 120,000 lekë tërhiqet pa burokraci pranë çdo materniteti, shprehet FSDKSH, ndërsa i bën apel të gjithë prindërve të regjistrojnë menjëherë fëmijën e tyre në sportelin unik të gjendjes civile.

Falë punës së palodhur të mjekëve dhe infermiereve në spitalet e vendit po forcohet tradita e kujdesit shembullor për vogëlushët.


Flash Lajme