Pushimet verore identifikohen edhe me udhëtimet në familje ku fëmijët janë të parët që gëzojnë. Për një udhëtim të sigurt me fëmijët, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik ndajnë disa këshilla të vlefshme.

 Kodi rrugor parashikon që pasagjerët nën moshën 12-vjeçare dhe nën 150 cm gjatësi të lidhen në poltronat e posaçme, sipas peshës dhe gjatësisë, kjo pasi përdorimi i sexholinos është e vetmja mënyrë që mundëson vendosjen e rripit të sigurimit tek fëmija.

”Vendos ndenjësen mundësisht në mes të sediljes së pasme të makinës. Kujdesu që të mbyllësh dyert dhe dritaret. Mos e mbani beben në kosh bebesh apo port bebe në prehrin apo në duart tuaja. Mos lini fëmijët në makina të parkuara në diell. Ndenjëse të ndryshme vendosen sipas tipit të makinës. Gjithmonë provojeni më parë në makinë ndenjësen që do të blini. Asnjëherë mos e vendos ndenjësen me fytyrë mbrapa pas një airbag-u aktiv. Përdorni ndenjëse që janë të përshtatshme për peshën e fëmijës suaj. Instalimi duhet të bëhet sipas udhëzimeve në manual. Gjatë instalimit të ndenjëses duhet të ushtroni sa më shumë trysni të jetë e mundur. Elasticiteti i rripave të brendshëm duhet të jetë i tillë që të jetë e mundur të vendosësh dy gishta mes krahut dhe rripit. Ndenjëset me fytyrë nga mbrapa janë më të sigurta se ndenjëset me fytyrë përpara. Rekomandohet që fëmijët deri 12 muajsh të ulen me fytyrë nga mbrapa. Mos blini një ndenjëse të një makine të përdorur. Nëse ndenjësja ka qenë pjesë e ndonjë aksidenti, duhet të zëvendësohet. Fëmijët duhet të ulen në ndenjëse me mbështetëse të rregullueshme derisa të arrijnë peshën 36 kg apo gjatësinë 135 cm”.


Flash Lajme