Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë në botë që besojnë tek rëndësia e vaksinave. Të dhënat e publikuara nga Our World in Data, të cilat kanë dalë nga një studim i “The Wellcome Global Monitor” për vitin 2018, tregojnë se 97% e shqiptarëve bien dakord se vaksinat janë të rëndësishme për fëmijët.

Kjo është norma më e lartë në rajon, por edhe më e lartë se mesatarja botërore.

Shqiptarët e Kosovës janë të dytët që besojnë, me 96% të njerëzve që besojnë te rëndësia e vaksinës. Në vendet e tjera të rajoni, përqindja është nën mesataren globale. Kështu në Bosnje rreth 85% e individëve besojnë se vaksina është e rëndësishme me një diferencë të madhe me Shqipërinë, ndjekur nga Serbia me 84%, Maqedonia me 85% dhe Mali i Zi me 68%.

Disa prindër mund të mos bien dakord që fëmijët të vaksinohen nëse mendojnë se vaksinat janë të pasigurta ose mund të shkaktojnë efekte anësore të cilat janë më keq se përfitimet. Në nivel global, një pjesë e vogël e njerëzve nuk pajtohen që vaksinat janë të sigurta. Vetëm 7% e të anketuarve në të gjithë botën thanë se “nuk pajtohen që vaksinat janë të sigurta (në Shqipëri 3%).

Besimi te vaksinat nuk është në përqindje të lartë kudo, sikurse tregon edhe hartë më poshtë. Francezët janë ndër më skeptik: 1-në-3 nuk pajtohen që vaksinat janë të sigurta. Edhe në Zvicër dhe Belgjikë gjithashtu ka shumë skeptikë, pasi më shumë se 20% nuk ishin dakord. Vende të tjera me mosbesim të lartë ndaj sigurisë së vaksinave janë Gabon (me 26%); Togo (me 25%); Rusia (me 24%); Austri (me 21%), dhe Islandë (me 21%).

Statistika, përmbledhje e rezultateve të studimit: 92% e njerëzve në botë mendojnë se vaksinat janë të rëndësishme për fëmijët; 7% e njerëzve në përgjithësi nuk pajtohen që vaksinat janë të sigurta. Por kjo ndryshon në mënyrë të konsiderueshme midis vendeve të ndryshme: Franca kryeson listën me 33% që nuk ishin dakord; Në nivel global, 5% e njerëzve nuk pajtohen që vaksinat janë efektive. Por skepticizmi është i lartë në disa vende, duke filluar nga 28% në Libera në më pak se 1% në Bangladesh dhe Egjipt; Në shumë vende pak njerëz nuk pajtohen që vaksinat janë të sigurta dhe efektive, por pjesa e njerëzve që “as nuk pajtohen dhe as nuk pajtohen” mund të jetë më shumë se 50%.

Burimi: Monitor


Flash Lajme