Me kalimin e viteve trupi është i predispozuar të marrë peshë më lehtësisht dhe ta humbë atë me shumë më tepër vështirësi. Arsyeja qëndron pas ciklit të akumulimit dhe shkarkimit në trup, që ngadalësohet dukshëm me kalimin e viteve.

Janë qelizat të cilat luftojnë masën dhjamore që bëhen më përtace, të ngadalta dhe cikli në brendësi të tyre humb shpejtësinë në funksionim, pavarësisht faktorëve të tjerë, ndër të cilët ushqimi.

Të dhënat vijnë nga një studim që ka zgjatur 13 vjet. Ai është kryer mbi të dyja gjinitë dhe është realizuar nga një bashkëpunim i universiteteve të Stockholmit dhe Lionit. Kërkuesit theksojnë se është pikërisht ulja e shpejtësisë së proceseve të qelizave dhjamore që ndikon në vështirësimin e humbjes në peshë.

Për herë të parë vërtetohet se ritmi i proceseve në masën dhjamore janë rregullatorët e drejtpërdrejtë të peshës së trupit. Plakja qelizore ndodh dhe nuk ndikohet aspak nga regjimi ushqimor apo sasia e aktivitetit fizik.


Flash Lajme