Pacientët kronikë të stabilizuar përfitojnë nga lehtësimi i procedurave për marrjen e recetave për ilaçe e rimbursueshme çdo gjashtë muaj. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se tanimë nga shkurtimi i kohës së pritjes përfitojnë si pacientët, ashtu edhe mjekët.

“Receta me rimbursim çdo 6 muaj? Është e mundur për pacientët kronikë të stabilizuar, me lehtësimin e procedurave që shkurtojmë kohën e pritjes përfitojnë pacientët dhe mjekët”, -thotë Manastirliu. Përmes një video jepet edhe rrugëtimi i një pacienti kronik.

“Lehtësojmë procedurat për përfitimin e barnave të rimbursueshme për pacientët kronikë. Mjeku pasi konsulton pacientin kronik e pajis atë me recetë 6-mujore me rimbushje dymujore në farmaci. Mjeku lëshon recetën elektronike me tre kode. Kodet janë me vlefshmëri dymujore, njëri pas tjetrit. Pacienti i drejtohet farmacisë. Farmacisti verifikon kodin e recetës dhe i rimburson pacientit barnat sipas vlefshmërisë. Pacienti ndjek të njëjtën procedurë dhe me dy kodet e tjera të recetës me rimbursim. Kujdes, në rast se keni probleme shëndetësore konsultohuni në çdo kohë me mjekun e familjes”, – thuhet ndër të tjera në videon e publikuar nga Manastirliu.


Flash Lajme