Lëkurës së fytyrës i kushtohet shpesh rëndësi përmes maskave të fytyrës apo masazheve, por sipas dermatologëve duket se injorohet si faktor që ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe bëhet fjalë për mirëqënien emocionale.

Stresi është një nga faktorët kryesor që ndikon tek problemet e lëkurës si në shtimin e akneve apo të ekzemave. Këto probleme madje mund të vijojnë për vite me radhë. Por ekzistojnë disa mënyra të cilat ndikojnë dhe ndihmojnë në relaksimin e lëkurës.

Disa çaste me miqtë duke bërë diçka që doni dhe do të ndiheni shumë më mirë, gjithashtu edhe lëkura juaj. Gjithashtu nuk duhen anashkaluar orët e gjumit. Nëse ju flini dhe zgjoheni në të njëjtin orar çdo ditë nuk do të keni më të njëjtat probleme me lëkurën.

Më pas një vizitë tek dermatologu është tejet me rëndësi pasi ai do të përcaktojë problemin dhe çfarë duhet për ta trajtuar. Ndër faktorët e tjerë ndikues që do ishte mirë të shmangen është kafeina e tepërt, alkooli dhe padyshim konsumi i duhanit, si dhe konsumi i rregullt i ushqimeve të shëndetshme.


Flash Lajme