Bonusi i bebes, shpërblimi financiar që mbështet familjet e reja, përfitohet pa burokraci në sportelin e gjendjes civile në çdo maternitet. “Nga janari 22,421 të porsalindur kanë përfituar bonusin nga të cilët 4,878 fëmijë të lindur jashtë vendit të regjistruar në Shqipëri”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Me bonusin e bebes të akorduar nga Qeveria shqiptare, prindërit për fëmijën e parë përfitojnë 40.000 lekë, 80.000 lekë për beben e dytë si dhe 120.000 për fëmijën e tretë. Kur bebet janë binjakë ata do të përfitojnë nga 80.000 lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë do të përftojnë nga 120.000 lekë secili.


Flash Lajme