Mbi 1 mijë e 700 infermierë do të konkurrojnë brenda muajit shtator për t’u punësuar përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”. Për herë të parë testimi do të jetë i informatizuar dhe kandidatët do të njihen me rezultatet në kohë reale.

Aktualisht sipas ministrisë së Shëndetësisë, 1734 infermierë që po testohen vetëm në konkursin e Shtatorit, ndërkohë që janë në listë pritje 801 infermierë fitues për të patur një vend pune në sistemin publik. Që prej hapjes së portalit “Infermierë për Shqipërinë” janë punësuar në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike rreth 1580 infermierë, mami, teknikë të imazherisë e laboratorit dhe fizioterapistë.


Flash Lajme