Peter Ratcliffe nga Universiteti I Oksfordit, Francis Crick dhe Gregg Semenza nga Universiteti Johns Hopkins, kanë fituar çmimin Nobel për mjekësi, me hulumtimin e tyre shkencor mbi atë, se si qelizat e pranojnë dhe adaptohen me ndryshimin e sasisë së oksigjenit në organizëm.

”Rëndësia e oksigjenit për funksionimin e qelizave është ditur kohë më parë, mirëpo mekanizmi se si qelizat adaptohen me ndryshimin e nivelit të oksigjenit nuk është ditur deri tani”, kanë shpjeguar shkencëtarët, duke shpjeguar rëndësinë e këtij zbulimi.

Përdorimi i oksigjenit nga qelizat është një proces që fillon që nga periudha e embrionit. Ky zbulim ka ardhur kur shkencëtarët kanë vërejtur se krahas uljes së nivelit të oksigjenit në organizëm rritej një hormon i quajtur-eritroproteinë.

Kjo rritje ishte për shkak se disa proteina specifike e ndryshonin aktivitetin e ADN-së në rastet, kur niveli i oksigjenit binte. Zbulimi i këtyre tre shkencëtarëve do të çojë në gjetjen e trajtimeve të reja për aneminë dhe disa lloje të kancerit.


Flash Lajme