Nga kontrollet e vazhdueshme të strukturave shëndetësore për të garantuar shërbim cilësor dhe zbatimin e skemës së sigurimeve shëndetësore, gjatë 2019 janë kryer 30% më shumë se në 2018.

Nga strukturat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kanë vijuar kontrollet për të garantuar zbatimin e skemës së sigurimeve shëndetësore në spitale qendrat shëndetësore dhe farmacitë me kontratë. Nga këto struktura janë kryer 824 kontrolle në farmacitë e kontraktuara dhe 9 zgjidhje kontrate. Janë bërë gjithashtu dhe 664 kontrolle në qendrat shëndetësore dhe janë ndërmarrë 150 masa administrative. Janë kryer 17 kontrolle në depot farmaceutike ku 6.000.000 lekë janë dëmet ekonomike. Gjithashtu janë kryer në spitalet publike 15 kontrolle dhe janë marr 135 masa adminitrative.


Flash Lajme