Konsumimi i arrave ka një ndikim shumë pozitiv për shëndetin e zemrës. Ato ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

Ngrënia e përditshme e arrave ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ato përmbajnë acide yndyrore të pangopura, të cilat përmirësojnë funksionimin normal të shumë proceseve në organizëm.

Disa nga benefitet e tjera te arrave janë:

Ndihmojnë në humbjen e peshës. Ato përmbajnë një numër të vogël të kalorive, prandaj janë ideale për t’i konsumuar si pjesë e dietave.

Zvogëlojnë inflamacionin. Arrat kanë veti anti-inflamatore.

Zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër. Shumë studime kanë treguar, se arrat kanë nëj numër të lartë të benefiteve për zemrën.

Të mira për trurin. Në studimet e bëra, është vërtetuar që arrat janë shumë të mira edhe për funksionimin sa më të mirë të trurit.


Flash Lajme