Fëmijët po rrezikohen nga dëmtimi i shikimit, nëse nuk kalojnë të paktën dy orë jashtë për t’i “pushuar” sytë nga ekranet, paralajmërojnë ekspertët.

Një problem i ri me shikimin që është shfaqur në mesin e fëmijëve duket se ka të bëjë direkt me kohën që ata kalojnë duke përdorur pajisjet elektronike.

Shkencëtarët paralajmërojnë se do të ketë një rritje të madhe të numrit të njerëzve të cilët do të verbohen më vonë në jetë, për shkak të dëmtimit të shikimit në moshë të re.

Rreth 20% e fëmijëve nën 16 vjeç në Britani kanë shikim të dëmtuar, krahasuar me vetëm 7.2% në vitin 1960. Dr. Clare Quigley, një oftamolog në Universitetin Galway, bëri një hulumtim dhe gjeti një lidhje të fortë mes këtij kushti shëndetësor dhe pajisjeve.

Ajo tha për Sunday Times: “Faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e këtij kushti shëndetësor janë edukimi dhe koha e kaluar brenda”. Ajo thotë se fëmijët duhet të kalojnë të paktën dy orë jashtë, për të shmangur problemet me shikim.


Flash Lajme