Shumë pak prej nesh mund të kenë një orë të cilën e mbajnë si alarm për t’u zgjuar. Shumica zgjedhin që alarm të mbajnë telefonin, fundja këtu ke mundësi të vësh edhe një muzikë të cilën e pëlqen.

Por kjo është aspak e shëndetshme dhe aspak e rekomandueshme.

Kjo sepse telefoni shkakton negativitit tek ju dhe dita nuk nis aspak e mbarë.

Sipas një psikologu, telefonat tanë shkaktojnë shumë negativitet dhe në vend që të zgjohemi ngadalë, na duhet të rrëmbejmë menjëherë telefonin të fikim alarmin dhe simptoma të stresit rriten.

Ju gjithashtu mund të futeni në një panik për shkak të mesazheve ose postave elektronike që keni marrë gjatë natës.

Në këtë mënyrë, ju filloni ditën tuaj në mënyrë negative dhe meqenëse dita juaj filloi kështu, do të mbeteni të irrituar për pjesën tjetër të ditës.


Flash Lajme