PhD Anila Kalleshi:

Domatet janë të domosdoshme në çdo kuzhinë. Konsumimi ditor i tyre fuqizon shëndetin, bashkangjitur shijes së mrekullueshme që i japin ushqimit.  Ato mund të ndihmojnë në përmirësimin e shikimit, shëndetit të stomakut, redukton presionin e gjakut, parandalon infeksione të traktit urinar dhe ndihmon kundër kancereve të ndryshme.

  Domatet mund të bëjnë mrekulli në lëkurën dhe flokët tuaj kur përfshihen në rutinën tuaj të bukurisë.
  1. Trajton djegien e lëkurës nga dielli
    Domatet janë shumë efektive në trajtimin e djegies së lëkurës nga dielli. Sasitë e larta të licopenes në domate jo vetëm që mbrojnë lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme, por qetëson lëkurën dhe neutralizon sipërfaqen e saj. Një studim i vitit 2001 i publikuar në “Journal of Nutrition” raporton që pasta e domates ndihmon kundrejt eritemës së ndikuar nga rrezet ultravjollcë.  Vendosni 2 domate të mëdha dhe ½ e kupës me kos në një blender dhe përziejeni derisa të formohet një pastë e butë. Aplikoni pastën në zonën ku keni djegie. Prisni 10-15 minuta, më pas lajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 1 herë në ditë.
  2. Pastron njollat
    Njollat mund të ndodhin kudo në lëkurë në formën e ngjyrës jo-të njëtrajtshme ose njollave të errëta. Tashmë mund t’i pastroni duke përdorur domaten. Domatet janë jashtëzakonisht efektive në trajtimin e njollave të shkaktuara nga poret.
  • Përzieni 2 lugë caji pulpë domateje me një 1 lugë caji tërshërë ose jogurt.
  • Me butësi aplikojeni në zonën e prekur dhe lëreni për 20 minuta.
  • Shpëlajeni me ujë të ftohtë.
  1. Ndriçon/zbardh tonin e lëkurës
    Domatet konsiderohen si agjentë zbardhues natyralë dhe ndihmojnë në zbardhjen e tonit të lëkurës. Gjithashtu vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe mbron qelizat nga dëmtimi i radikalëve të lirë.

Përgatisni një maskë fytyre me 3 lugë gjelle lëng domateje, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë gjelle krem qumështi. Aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj dhe në zonën e qafës. Lëreni për 15 minuta më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përdoreni dy herë në javë.

Një alternativë tjetër është: Përzieni bashkë 2 lugë gjelle lëng domateje dhe 2 lugë gjelle mjaltë. Aplikoni përgatitjen në lëkurë. Prisni 10 minuta më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përdoreni çdo ditë.

  1. Heq qelizat e vdekura
    Qelizat e vdekura që janë të akumuluara në sipërfaqe mund t’ju marrin të gjithë shkëlqimin e lëkurës suaj. Domatet me lehtësi largojnë qelizat e vdekura, duke i rikthyer shkëlqimin lëkurës suaj. Plus në të ndikojnë dhe vitaminat A,C dhe K.

Prisni një domate të freskët në dy pjesë. Spërkasni pak sheqer pluhur në një nga copat dhe aplikojeni në lëkurë duke përdorur lëvizje rrethore. Kjo maskë përdoret 1 herë në javë.

  1. Parandalon plakjen e parakohshme
    Vetitë antioksiduese të domateve reduktojnë dëmin e radikaleve të lirë në trup duke e mbajtur lëkurën tuaj të rinuar dhe të shëndetshme. Ju duhet të përfshini domatet në dietën tuaj. Duke qenë një burim i pasur i “lycopene-s”, domatet ndihmojnë lëkurën tuaj të absorbojë më shumë oksigjen, duke parandaluar plakjen e parakohshme .
  • Vendosni pulpën e 1 domateje dhe 1 avokadoje të pjekur në një blender dhe përziejeni derisa të formohet një pastë e butë.Aplikoni masën e përgatitur në lëkurë. Lajeni me ujë të vakët dhe thajeni me  një peshqir të butë. Përdoreni këtë maskë një herë në javë.
    Gjithashtu mund të pini dhe lëng domateje për të pasuruar lëkurën tuaj nga brenda.

Flash Lajme