Një studim i fundit i bërë nga disa ekspertë të mjekësisë, në Australi, mbi efektet e kafesë, nxjerr në pah se konsumi i saj nuk përbën rrezik për shfaqjen e kancerit.

Por vëzhgimet nxorën në pah një tjetër rezultat. Konsumi i kafesë është shkaktare për sëmundjet e zemrës.  Kjo lidhet me sasinë që një person merr në ditë. Të pish më shumë se tre filxhanë me kafe në ditë, rrit shanset me 22% për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Kafeina e tepërt mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut duke sjellë atak në zemër. Ky studim u bazua në të dhënat e rreth 350,000 njerëzve të cilat ishin të moshës 37 dhe 73. Kjo nuk do të thotë që ata të cilët nuk mund të nisin ditën pa kafe ta eliminojnë plotësisht atë. Por nëse konsumoni shumë sasi, duket patjetër që për një shëndet të mirë, ta reduktoni./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme