Edhe pse ka nisur stina e ftohtë vaksina anti grip ende nuk është shpërndarë në qendrat shëndetësore. Të drejtën e përfitimit aktualisht e ka vetëm personeli mjekësor. ”Momentalisht nuk është.

Në qendrat shëndetësore, deri tani për personelin shëndetësor”.

Në Shqipëri nuk janë shënuar raste të shtuara por thuhet se janë rreth 11.000 raste në jave me komplikacione virozash. Aktualisht vaksinat kanë nisur të shiten në farmaci kundrejt 1630 lekëve. ”Që nga fundi i tetorit është pothuajse në të gjitha farmacitë”.

Sipas inspektorit të Institutit të Shëndetit publik, Artan Simaku vaksinat antigrip do të nisin të shpërndahen shumë shpejt. Mjekët apelojnë për shmangien e ambienteve ku ka grumbullime të qytetarëve, si dhe kujdes të shtuar me higjienën.


Flash Lajme