Hurmat e Arabisë janë ndër frutat e thata më të mira për shëndetin e njeriut.

Ato janë të pasura me fibër, e cila na mban të ngopur për gjatë dhe ndihmon në uljen e kolesterolit.

Fibra që gjendet tek këto fruta të thata ndërlidhet me kolesterolin dhe pengon përthithjen e tij në gjak.

Hurmat e Arabisë janë gjithashtu shumë të pasura me antioksidantë siç janë: beta karoteni, zeaksanthina dhe luteina.

Këto substanca parandalojnë sintetizimin e molekulave yndyrore në enët e gjakut dhe depozitimin e tyre të dëmshëm.

Për më tepër, një studim i kohëve të fundit zbuloi se antioksidantët e hurmave të arabisë kanë një aftësi shumë të fuqishme për uljen e kolesterolit por edhe shmangien e atersokleroës.

Por ulja e kolesterolit nuk është përfitimi më i madh që ofrojnë këto fruta të thata.

Përfitimet bujare të hurmave të arabisë
Hurmat janë të pasura me kalium i cili jo vetëm parandalon diarenë por edhe përmirëson mikrobiomën.

Falë përmirësimit të tretjes, hurmat e arabisë parandalojnë konstipacionin.

Mjafton të mbani disa fruta të thata në një enë me ujë dhe ta pini lëngun në mëngjes.

Përpos kësaj, hurmat e arabisë janë të mira edhe për rënien nga pesha, për sa kohë i konsumoni në doza të vogla.

Hurmat e Arabisë janë të pasura shumë me hekur.

Kjo i bën ato të rëndësishme pr shëndetin e fëmijëve, grave shtatzënë dhe të gjithë ata të prekur apo të rrezikuar nga anemia.

Në 100 gramë fruta të thatë do të merrni 11 përqind të dozës së rekomanduar ditore të hekurit.

Le të mos harrojmë se hekuri është thelbësor për oksigjenin në gjak, ndaj mos i nënvlerësoni hurmat e arabisë.

Këto fruta duhet t’i doni shumë sepse janë të pasura me minerale si magnezi dhe kaliumi.

Këto minerale mbajnë tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme, ushqejnë sistemin nervor dhe mbrojnë zemrën.

Mjaftojnë 100 gramë hurma arabie në ditë dhe të ndiheni e të jeni të shëndetshëm./AgroWeb.org


Flash Lajme