Mjekët shqiptarë janë shumë pranë realizimit të një prej interventeve më bashkohore, transplantit të palcës kockore. Pritet që ky operacion të finalizohet në tre mujorin e parë të vitit 2020.

Të dhënat janë bërë prezent në kongresin e 14 të hematologjisë që po mbahet në tiranë nga data 15 deri në 16 nëntor ku marrin pjesë mjekë të njohur nga Shqipëria rajoni Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

Profesor Arben Ivanaj, thotë se po punohet për futjen e terapive shumë më bashkohore për kurimin leucemive që edhe pse kushtojnë më shtrenjtë nga kurat klasike do ti kushtojnë shumë më pak buxhetit pasi e riaftësojnë të sëmurin për një periudhë të gjatë kohore duke e mbajtur larg deres së spitalit. Mjeku i njohur flet për rritje të numrit të sëmundjeve malinje të gjakut cka sipas tij është në të njëjtin trend me përhapjen e sëmundshmërisë në europë.

Sa i përket largimit të bluzave të bardha kryesisht drejt gjermanisë profesor Ivanaj thotë se për problemet e mjekësisë duhen dëgjuar mjekët. Kongresi i 14 i hematologjisë është aktiviteti më i rëndësishëm në këtë fushë pas kongresit europian dhe atij amerikan të hematologjisë, referuar nivelit të i lartë të akreditimit si dhe lektorëve që marrin pjesë.


Flash Lajme