Digjitalizimi i Shëndetësisë vijon me ritme të shpejta në të gjithë sistemit. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka bërë të ditur se së fundmi edhe në Elbasan dhe Kavajë ka hyrë në funksionim receta elektronike.

”Pas Durrësit, Receta Elektronike, përveç Mjekut të Familjes, nënshkruhet elektronikisht nga farmacisti edhe në Elbasan. 95 farmaci në Elbasan dhe Kavajë nga 16 nëntori nënshkruajnë elektronikisht”,-shprehet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Receta elektronike po shtrihet aktualisht në të gjithë vendin me qëllim lehtësimin e procedurave për pacientin. ”Aktualisht eRx aplikohet nga 162 farmaci. Së shpejti në të gjithë Shqipërinë. Lehtësojmë procedurat e kompletimit të dosjes elektronike shëndetësore të çdo pacienti që përfiton barna të rimbursueshme”,-shprehet më tej FSDKSH.


Flash Lajme