Përshëndetje, unë jam nëna e një vajze 2 vjeçe. Ka rreth një muaj që vajzës ka filluar t’i mbahet goja. Më parë fliste normal, jo fjalë të plota po nuk i mbahej goja.

Jam e shqetësuar se me vajzën e madhe nuk e kam patur këtë problem
Faleminderit Tea!

Logopedia përgjigjet:
Ju falënderoj për pyetjen dhe mbi të gjitha ju përgëzoj për vigjilencën tuaj ndaj fëmijës.
Si fillim dua t`ju njoh me problematikën e mbajtjes së gojës ndryshe çrregullimi i rrjedhshmërisë (belbezimi). Belbëzimi është një çrregullim në komunikim, që ndërhyn në aftësinë e fëmijës për të folur rrjedhshëm. Ai përfshin përsëritjen, zgjatjen, ose bllokimin e tingujve, fonemave, rrokjeve ose fjalëve. Belbëzimi zakonisht fillon mes moshës dy dhe katër vjeç pra kemi të bëjmë pikërisht me fillim kufirin e moshës së vajzës tuaj. Unë ju këshilloj që aktualisht:
Mos tentoni në asnjë mënyrë t’i korrigjoni apo plotësoni fjalët ose fjalitë të thëna jo rrjedhshëm nga vajza juaj.
Mbani kontaktin me sy dhe i jepni vajzës kohë të mjaftueshme për të përfunduar të folurin.
Është shumë e rëndësishme besimi dhe siguria në vetvete që do të përfitojë nga ju apo bashkëbisedues të tjerë.
Ndërkohë gjithashtu ju këshilloj të kaloni te një logoped për një vlerësim dhe këshillim të mëtejshëm. Nëse jetoni në Tiranë apo qoftë dhe nga rrethet dhe keni mundësi lëvizjeje mund të kaloni pranë QSUT-së, në Spitalin Francez./dritare.net

Për çdo pyetje ose këshillë ju mund të kontaktoni me logopeden Berjana Molla,  në adresën e emailit: [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme