Nga Enertila Bekteshi

Duke uruar që ta keni kaluar sa më lehtë  këtë situatë  të vështirë një numër shumë i madh njerëzish më kanë shkruar për atë që po përjetojnë.

Ankthi ka prekur një pjesë  shumë  të  madhe nga ne, ndaj do të  doja të  theksoja pak gjëra nga ato të  cilat na bëjnë  mirë  për shëndetin mendor e do të  mund të  na shërbejnë  këto ditë  të  vështira për gjithsecilin nga ne.

Pas tërmeteve të vazhdueshme, siç janë ato të këtyre ditëve, të cilat shkaktuan panik dhe ankth te shumica e njerëzve, nuk duhet të nënvlerësojmë pasojat e frikës që në mënyrë të pashmangshme, ka prekur shumë njerëz.

Në çdo rast nëse keni pasur një sulm paniku dhe ankthi, nëse jeni ndjerë të mbërthyer nga ndjesia e vdekjes, edhe pasi keni parë shtëpinë duke vallëzuar nën këmbët tuaja dhe, në rastet më të këqija, pasi keni parë shtëpitë e dëmtuar, është e qartë që ju keni përjetuar një përvojë shumë të fortë traumatike, që lë pasoja dhe që duhet të përballeni përndryshe trauma mund të strukturojë një gjendje të përhershme në ankth.

Në këto situata nuk duhet të izoloheni në vetvete, por është mirë të shkëmbehet ajo që keni përjetuar.

Është e nevojshme të mos harxhojmë energji në idenë e përballjes vetëm, dhe të harrojmë burimet tona. Duhet të kursehen dhe mbrohen që të përballen me mijëra vështirësi që jeta mban për ne.

Gjëja më e mirë do të ishte të ndërhynit përpara se trauma të jetë e brendshme. Ka shumë rëndësi për ne se, duhet të veprojmë, të veprojmë, të veprojmë. Në fakt, sjelljet e shmangies nuk bëjnë gjë tjetër veçse forcojnë ndjenjën tonë të pasigurisë dhe pamjaftueshmërisë.

Kur jemi në ankth, ne priremi të krijojmë mendime alarmante që duhet të përpiqemi të thyejmë këtë zinxhir mendimesh negative.

Është e nevojshme të mësojmë të marrim frymë në mënyrë diafragmatike dhe të thellë, në mënyrë që të jemi në gjendje të ulim nivelet e adrenalinës që truri ynë prodhon automatikisht nëse percepton një rrezik.

Ne gjithashtu duhet të shmangim ekspozimin vazhdimisht ndaj imazheve të ofruara nga media. Njohja e fakteve është e nevojshme, por kërkimi spazmatik për informacion me shpresën se do të mund të zvogëlonte ankthin, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në efektin e kundërt dhe për këtë arsye ndjenja e kërcënimit do të jetë gjithnjë e më e pranishme.

Nëse keni vështirësi të flini ose të keni zgjime të shpeshta, në këtë rast një teknikë e dobishme mund të jetë që të përqendroheni në një episod të bukur të jetës tuaj dhe ta filloni të  mendoni për të. Ne absolutisht duhet të përpiqemi të ndalojmë mendimin alarmues që do të na bëjë të ndjehemi të kërcënuar gjithnjë e më shumë. Nëse keni fëmijë, transmetojini atyre paqe mendore; për shembull, duke mbajtur qetësi dhe duke u përpjekur t’i riktheni në aktivitete normale. Mbrojini fëmijët nga shikimi i imazheve që janë tepër të forta dhe të përsëritura.

Për të vegjlit ju gjithashtu mund të drejtoheni duke i treguar përralla. Shpikni histori me  tokën që dridhet, që mendojnë për një fund të lumtur, por gjithmonë duke u përpjekur të transmetoni qetësi dhe të luani./dritare.net

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike, QSUT

Nëse keni nevojë dhe e vlerësoni se gjendja juaj nuk po përmirësohet shkruani në  [email protected]. Ndihma jonë do të jetë për gjithsecilin nga ju lexuesit tanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All