Kur duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, sigurohuni që të jeni me stomakun plot. Një studim i bërë së fundmi tregon se sa më shumë të jesh i uritur, aq më shumë është mundësia që të merret një vendim i gabuar.

Studimi ishte i tillë:

Ata që u morën në fokus, u vunë përballë kësaj zgjedhjeje:

Nëse do të merrnin një shpërblim për një punë, a do të prisnin përreth 35 ditë që shuma të dy-fishohej, apo do ta merrnin menjëherë, pa dy-fishimin.

Ata që ishin të uritur, nuk e pranuan si mundësi, dhe zgjodhën të merrnin shumën pa bonus. Ndërsa ata që ishin me stomakun plot, pranuan të prisnin.

Besojmë ky është një shembull i mirë, për t’ju treguar se duhet të keni ngrënë mirë përpara se të vendosni për diçka të rëndësishme.

Por kush janë ushqimet më të mirë që duhen ngrënë në situatat të tilla?

Rekomandohet: mish i kuq, produktet e qumështit, arrat, farat, bananet, veçanërisht çokollata dhe supërat./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All