Nga studimet e bëra mbi rreth 78.000 gra dhe 38.000 burra gjatë 20 viteve nga Universiteti Harvardit, rezulton se pavarësisht stilit të jetës të ndjekur para moshës 50 vjeçare, aplikimi i pesë rregullave, jep një jetëgjatësi nga 7 deri 10 vjet më shumë sesa po të vazhdoni stilin e çrregullt të para pesëdhjetave, dhe mbi të gjitha, një jetë cilësore e cila shmang sëmundje si kanceri, diabeti 2, sëmundje kardiovaskulare etj.

Tek gratë ndjekja e rregullave e rrit moshën mbi 50 vjeç nga 23.7 vite ne 34.4 vite, me një prezencë të ulët të sëmundjeve të sipërcituara.

Tek burrat, vitet që mund të jetosh mbi 50 vjeç shkojnë nga 23.5 në 31.1 vite.

Atëherë cilat janë këto rregulla?

Së pari të ndiqni një dietë të ekuilibruar ku të mbizotërojnë perimet dhe frutat, pa harruar mishin e bardhë, bulmetin dhe nënproduktet e tij dhe karbohidratet, por në mënyrë të moderuar.

Së dyti, duhet të bëni ushtrime fizike të paktën 30 minuta çdo ditë, në mënyrë që mos të humbisni masën muskulare por mbi të gjitha për të mbajtur lart ritmin e metabolizmit.

Së treti, të mbani një peshë trupore të përshtatshme me parametrat e gjatësisë dhe moshës.

Së katërti, kufizoni përdorimin e alkoolit. Pini një gotë verë ose një gotë të vogë birre.

Së pesti, eliminoni cigaren. Por tashmë kjo dihet.

Kështu do të keni 7-10 vjet jetë më shumë sesa po të bëni jetë të çrregullt, dhe mbi të gjitha do të keni jetë më cilësore./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat