Miti më i madh, për të cilin shumica e njerëzve bien pre, është se dieta e përsosur ekziston. Asnjë trup nuk është i njëjtë me tjetrin dhe sigurisht se cila dietë është e mirë për njërin, mund të mos jetë për tjetrin.

E megjithatë, në varësi të moshës suaj, ekzistojnë disa ushqime që duhet t’i shmangni, dhe të tjera që duhet t’i hani. Dardania.com ka sjellë për ju sot, dietën që ju përshtatet sipas  moshës që keni.

1-  Adoleshentët, kanë nevojë për më shumë lëndë ushqyese. Pasi në këtë fazë trupi, rritet dhe zhvillohet. Mos humbisni asnjë vakt mëngjesi. Ju nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimet tuaja të preferuara, por merrni në konsideratë këshillat për të zvogëluar sasinë.  Përfshini në dietën tuaj ushqimet me kalcium, proteina dhe hekur.

2- Nëse jeni në të 20-tat, është koha të zhdukni nga dieta ushqimet e pashëndetshme. Shmangni patatet e skuqura, hani patate të ëmbla. Mos hani çokollata qumështi, por të zezë, kos në vend të akullores dhe hani pulë të gatuar në tigan. Hani ushqime të pasura me omega 3 dhe acid folik, si zarzavate me gjethe, bukë, makarona, arra, salmon dhe farat chia, këshillon Dardania.com

3- Ju që jeni te të 30-tat, përfshini në dietë, ushqime që formojnë muskujt dhe që i bëjnë kockat tuaja më të forta. Ushqimet e pasura me proteina si, vezët, farat, arrat, produktet e sojës, gjoksi i pulës dhe quinoa janë miqtë perfektë. Qumështi dhe kosi janë thelbësore për forcimin e kockave.

4- Për ata që janë te të 40-tat është më mirë që për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak dhe për të rritur metabolizmin, të përshijnë fibra në dietë. Brokoli, drithëra dhe patatet me lëkurë do t’ju ​​ndihmojnë. Ushqimet e fast-food-eve duhet t’i shmangni, megjithëse ndonjëherë mund të hani ndonjë hamburger, por të jetë vegjetarian. Janë të shëndetshëm dhe të pasur me fibra.

5- Kemi burra e gra rreth të 50-ave këtu? Nëse po, bëni mirë t’i dëgjoni këshillat tona!

Kur jeni në të 50-tat, duhet të ndërroni qumështin normal,  me qumështin e bajames dhe drithërat që hanit shpesh me llojet që janë pa aromë dhe sheqer. Në vend të sheqerit mund t’i shtoni pak mjaltë. Për të zvogëluar shenjat e plakjes, hani avokado, brokoli, boronica, arra dhe spinaq. Edhe mollët, ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.

6-Ju që jeni rreth të 60-ave sigurohuni që në dietën tuaj të përfshini 5 porcione perimesh dhe 2 porcione frutash çdo ditë. Konsumoni ushqime të pasura me hekur si: spinaqi, thjerrëzat dhe fasulet. Sojet dhe zarzavatet me gjethe do t’ju ndihmojnë të qëndroni aktivë gjithashtu. Përveç këtyre, mos hani shumë kripë edhe pini shumë ujë.  Shmangni ushqimin e papjekur dhe të ëmbla sa më shumë që të mundeni!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat